InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

81 vjetori i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, Axhami: Lindi si domosdoshmëri historike!

21 Nëntor, 2024
in Politikë
A A
81 vjetori i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, Axhami: Lindi si domosdoshmëri historike!

Shpetim Axhami, kryetar i Partidë Lëvizja e Legalitetit

Tiranë, 21 Nëntor 1943
Legaliteti lindi si një domosdoshmëri kombëtare e kohës duke përfaqësuar vlera të larta politike edhe sot !

Më 21 Nëntor 1943, nën drejtimin e gjeneral Abaz Kupit, u krijua Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit (OKLL), e cila sot njihet si Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL). Ky riorganizim i rëndësishëm, frymëzuar nga ideali i “Triumfit të Legalitetit” të vitit 1924, përfaqësonte një domosdoshmëri historike përballë rrethanave dramatike të Luftës së Dytë Botërore dhe interesave kombëtare.

Pas pushtimit fashist të 7 Prillit 1939, institucionet shtetërore shqiptare humbën legjitimitetin, ndërsa Mbreti Zog, si shumë mbretlr të tjerë, me vendim parlamenti, u detyrua të largohej nga vendi, si shumë monarkë të tjerë europianë. Në mërgim, ai vazhdoi veprimtarinë shtetërore, ndërsa zogistët brenda vendit, nën drejtimin e Abaz Kupit dhe patriotëve të tjerë, morën pjesë aktive në luftën kundër pushtuesve.

Pjesëmarrja në luftën kundër pushtuesve

Rezistenca zogiste u shfaq qartë që në fillimet e pushtimit. Gjeneral Abaz Kupi, një prej liderëve kryesorë të kësaj rezistence, përfaqësoi zogistët në Konferencën e Pezës dhe luajti një rol të rëndësishëm në thirrjen e Konferencës së Mukjes në gusht të vitit 1943. Marrëveshja e Mukjes, e cila synonte bashkimin e forcave nacionaliste për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, u sabotua në shtator 1943 nga udhëheqja e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) me ndërhyrjen e misionarëve jugosllavë, duke nxitur ndarjen e forcave shqiptare dhe nisjen e luftës civile.

Abaz Kupi, duke refuzuar çdo përpjekje për vëllavrasje, shpalli më 21 Nëntor 1943 krijimin e OKLL-së në Kuvendin Kombëtar të Zogistëve në Zall-Herr, Tiranë. Ky formacion u krijua për të vijuar luftën kundër okupatorëve dhe për të mbrojtur interesat kombëtare pa u përfshirë në luftën për pushtet.
Ndër intelektual dhe patriot të tjerë në kuvendin e patë të zogistëve ishin edhe.
Xhemal Naipi, Lekë Luli, Gaqo Goga, Osman Myderrizi, Mulë Delia, Hysen Meça. Xhemal Herri (tek shtëpia e të cilit u mbajt ky kuvend Zef Çoba
Av.Selim Damani, Major Murat Basha, Rauf Fico etj

Programi dhe vizioni i OKLL-së

  • Lufta kundër pushtuesve: OKLL deklaroi vazhdimin e luftës deri në çlirimin e plotë të vendit, duke bashkuar forcat kundër okupatorëve, pavarësisht dallimeve ideologjike.
  • Rikthimi i ligjshmërisë: Organizata mbështeste rikthimin e regjimit të ligjshëm të para 7 Prillit 1939 dhe monarkisë së Mbretit Zog si simbol i legalitetit kombëtar.
  • Çështja kombëtare: Legaliteti kërkonte çlirimin dhe bashkimin e Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera shqiptare.
  • Marrëdhëniet ndërkombëtare: OKLL ishte e bindur se e ardhmja e Shqipërisë varej nga aleatët perëndimorë, të cilët garantonin interesat kombëtare.

Lufta dhe përndjekja

Formacioni politik dhe ushtarak i OKLL-së luftoi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pas tërheqjes së Gjermanisë, me fillimin e spastrimet politike nga regjimi komunist, Abaz Kupi dhe drejtues të tjerë zogistë u detyruan të largoheshin nga vendi për të shmangur gjakderdhjen mes shqiptarëve.

Legaliteti në mërgim dhe pas pluralizmit

Në mërgim, OKLL vijoi aktivitetin e saj politik, duke punuar për rrëzimin e regjimit komunist, bashkimin kombëtar dhe rikthimin e monarkisë. Pas viteve 1990, me rikthimin e pluralizmit politik, aktiviteti i PLL-së u përqendrua në Tiranë. Partia ka mbetur e përkushtuar ndaj interesave kombëtare, duke shmangur fenomenet negative të politikës së tranzicionit.

Sot, Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon të mbrojë lart idealin e legjitimitetit, mbështetur tek shteti i së drejtës me bazë pronën private me një familje të fortë e shoqëri të shëndoshë, si vlera të domosdoshme për stabilitetin dhe të ardhmen e kombit shqiptar të bashkuar nën kurorën mbretërore.
Ajo vazhdon punën organizative me të gjitha strukturat dhe forumet e saj në të gjithë vendin, mbështetur në një program të saj të qartë zhvillimi dhe integrimi për Shqipërinë.
Sot gjithashtu PLL është një prej partive parlamentare në vend dhe ka një përfaqësim të saj në pothuajse 50% të këshillave bashkiak në rang vendi.
Në këto momente ajo po pregatitet për një përfaqësim dinjitoz për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
“Atdheu Mbi Të Gjitha”🇦🇱

Tiranë, 21 Nëntor 2024

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com