Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të nisë të enjten konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Fillimisht presidenti Begaj do të takohet ditën nesërme me kreun e PLL Axhami, kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi si edhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehit.
Ndërkohë që ditën e enjte do të takohet me drejtuesit e PL-së.Më pas më datë 25 nëntor, Kreu i Shteti do të zhvillojë një takim me dy partitë kryesore PS-PD, ku do të konsultohet për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielave të para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.
Për kreun e PLL, Shpëtim Axhami e rëndësishme është pritja e vendimit të gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave.
🇦🇱 Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) konfirmon pjesëmarrjen në takimin e kërkuar nga Kryetari i Shtetit, z. Bajram Bega, me partitë parlamentare, i cili do të zhvillohet nesër, më datë 20 nëntor 2024, ora 12:30.
Ky takim këshillimor ka për qëllim diskutimin mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
PLL do të përfaqësohet nga Kryetari i Partisë, z. Shpëtim Axhami.
Ndër të tjera, PLL do të kërkojë që data e zgjedhjeve të caktohet në respekt të plotë të afateve kushtetuese dhe të shqyrtohet mundësia e shpalljes së saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me hapjen e listave.
Partia Lëvizja e Legalitetit
Tiranë, 19 nëntor 2024