Sonte në mbrëmje, në orën 20:45 në Paris në “Théâtre du Châtelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.
Çmimi i dhënë nga “France Football” është padyshim ëndrra e çdo futbollisti. Në edicionin e kaluar ishte Mesi ai që fitoi, pasi fitoi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën.
Ndërsa këtë vit të gjitha parashikimet shkojnë te një emër. Ai është Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madrid që shihet si pretendenti kryesor. Braziliani fitoi Champions, La Liga e Superkupën e Spanjës, duke ndihmuar skuadrën “los blankos” me 26 gola e 12 asist në sezonin e fundit. Në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një trigolësh kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për mbrëmjen e sotme.
Duke qëndruar në këtë parashikime, Vini Junior ka mundur në një garë shumë të fortë, Rodri, mesfushorin e Manchester City, që fitoi gjithçka në Angli, ndërsa u shpall edhe kampion i Europës.
Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë Bellingam (Real Madrid), Rodri (Mançester Siti) ose Karvahal (Real Madrid).