Ish zv drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka dhënë sqarime për dosjen e 21 janarit pas daljes nga SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë.
Në një deklaratë për mediat pasi doli nga SPAK, Kuliçaj deklaroi se prokurorëve i shpjegoi të gjitha veprimet e policisë në atë kohë, por tha se nuk mund të japë më shumë informacion për shkak të sekretit hetimor.
“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.