InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Irena Gjoka e kallëzoi në SPAK, reagon Argita Malltezi: Ky akt tregon hallin e saj

19 Tetor, 2024
in Aktualitet
A A
Irena Gjoka e kallëzoi në SPAK, reagon Argita Malltezi: Ky akt tregon hallin e saj

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka reaguar pasi gjyqtarja Irena Gjoka i kërkoi SPAK-ut nëpërmjet një relacioni që ta hetonte, lidhur me një deklaratë ku Malltezi u shpreh se magjistratja është korruptuar me një shumë prej 500 mijë euro.

Argita Malltezi shprehet se është njohur përmes medias lidhur me kallëzimin e gjyqtares me 3 mbiemra në Prokurorinë e Posaçme dhe se nuk ka marrë një njoftim për të ditur objektin apo përmbajtjen e akteve.

Malltezi ka kërkuar që SPAK të sqarojë nëse ekziston një video ku gjyqtarja Irena Gjoka negocion me një ish-deputet të PS-së marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë të fundit.

Malltezi shprehet se ky akt i gjyqtares Irena Spata Maneku Gjoka provon tre aspekte.

“Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:

Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit, Keqperdorimin e drejtesise.

Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që I jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.

Së treti, akti I zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashi per nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.

Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?

A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?

SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’I përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.”- shprehet Malltezi.

Të Lidhura

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025
Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025
Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë
Aktualitet

Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë

16 Maj, 2025
“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!
Aktualitet

“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!

16 Maj, 2025
Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi
Aktualitet

Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi

16 Maj, 2025
“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD
Aktualitet

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

16 Maj, 2025

TË FUNDIT

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj
Bota

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj

17 Maj, 2025

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com