Gjykata e Posaçme ka dënuar me 9 muaj burg, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Fatos Lulo akuzohet për mosdeklarim pasurie. Ai ishte ndëshkimi i parë i sistemit të vetting-ut.
Sipas SPAK, Lulo nuk kishte deklaruar dy pasuri, një apartament dhe një zyrë 172 m2 në Tiranë.
Ai u dënua me 9 muaj burg, por iu konvertua në 80 orë pune në shërbim të publikut.
Për llojin e punës dhe ditët do të ngarkohet shërbimi i provës.