Nga Manjoka Cikuli NIKOLLO, kryetare e degës së PD, Sarandë
Pasi i torturoi për 3 vite operatorët turistikë, duke bërë projekte dhe duke aplikuar për leje plazhi dhe struktura të lehtesuara beach-bar në KKT,sot Edi drama na u zgjua me ide të reja,përsa i përket plazheve.
Tre vite këta që përmenda më sipër,kanë dhënë ‘kafe me dopio sheqer’ që ti miratohej leja,e cila në 20% të rasteve të miratuara,se 80% nuk e merrnin dot lejen se e ofronin kafen ‘shqeto’ pa sheqer,leja u vinte në shtator,pasi mbyllej sezoni veror.
Në cilësinë e studios projektuese dhe e aplikuesit të autorizuar nga të tretë,flas me kompetenca të plota për këtë fenomen,të cilin kam dashur dhe më herët ta denoncoja,por kisha hall se do ti prishja punë atyre të cilëve u kisha aplikuar.
Plazhet ja kishin fajin Ramës për turizmin e dështuar këtë vit?
Vërtet që kryefjala e verës ishin cmimet e larta të shezlloneve,po a nuk ka fuqi shteti ti kategorizojë plazhet sipas standarteve që ofrojnë duke vendosur dhe referencat e cmimeve?
Apo mos e gjithë kjo,paska qënë një shashkë pikërisht për ti hequr të drejtën e ushtrimit të operatorëve të thjeshtë per t’ja kaluar këto kopetenca oligarkëve?
Filozofija e tij është të shtyp atë që është i varfër dhe të forcoj akoma më shumë ekonomikisht,atë që është i pasur!
Apo e bën këtë për të mos rënë në sy dështimi i turizmit dhe në vitet e ardhshme?
Skenari që s’dua te besoj,është reduktimi i plazheve për arsye se një pjesë e mirë e tyre janë piketuar nga ‘ata të fortët’ për të ndërtuar vila dhe resorte,sic përflitet për hyrjen e Ksamilit,por mbase janë dhe thashetheme 😉
Përgjigjen do ta japi koha!
Vjeshtë të gëzuar ju uroj!