Partia Lëvizja e Legalitetit dënon çdo ksenofobi dhe gjuhë urrejtje të Serbisë mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Partia Lëvizja e Legalitetit ngre shqetësimin e saj për rritjen alarmante të ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc.
Kjo armiqësi në rritje, që nxisin hapur dhunën me mesazhe si “Vritni Shqiptarët,” po kontribuon në një atmosferë gjithnjë e më të rrëzikshme në rajon.
PLL mbështet dhe i bashkohet letrls së dërguar në ambasadën e SHBA-ve, Misionin e OSBE-së dhe ambasadën Britanike, nga deputeti shqiptar z. Shaip Kamberi në lidhje me reagimin që Ai paraqet në letrën e shkruar se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
PLL ju bën thirrje gjithashtu të gjithë faktorëve politik dhe diplomatik shqiptarë të kthejnë sytë shumë më tepër në drejtim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke dhënë çdo ndihmë të duhur dhe duke shprehur hapur qëndrimin e tyre përpara çdo kancelarie diplomatike ndërkombëtare kundrejt asaj që Serbia po luan mbi këtë krahinë tjetër shqiptare.











