23 Gusht, Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të Regjimeve Totalitare.
Me 23 Gusht të çdo viti e gjithë Europa përkujton viktimat e regjimeve totalitare të shekullit XX.
Kjo ka lidhje me datën 23 Gusht 1939 kur u nënshkrua Pakti Ribbentrop -Molotov (nazist-stalinist) i cili në fakt i hapi rrugën Luftës Dytë Botërore e më pas pushtimit të Europës Lindore prej komunizmit.
Pikërisht Lufta e Dytë Botërore dhe regjimi komununist shkaktuan përgjatë shekullit të XX vetëm tmerr dhe miliona viktima…
Më egër se nga çdo vend tjetër, komunizmi në Shqipëri krijoj një shtet burg të dominuar nga terrori, frika, dhuna, pushkatimet, burgjet politike dhe kampet e përqëndrimit.
Burgjet e ferrit, kampet e përqëndrimit u kthyen në qendra eksperimentale të vuatjeve dhe të torturave nga më ç’njerëzoret deri në të pabesueshme për sot.
Diktatura komuniste në Shqipëri vrau rreth 7000 persona, 1 mijë humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit.
Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.
Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të vështirë të detyruar me pangopje dhe nën mbikqyrjen e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në total kanë qenë 100 burgje, kampe me tela me gjemba, kampe internimi, kampe pune të detyruar.
Fatkeqësisht, edhe sot pas 34-vite pluralizëm tmerret dhe krimet e komunizmit lihen në harresë, nuk përkujtohen si duhet, nuk dënohen dhe anashkalohen, kjo ndodh pasi arkitektët dhe ata që i inskenuan dhe i kryen ato, strukturat shtetërore, sigurimi i shtetit dhe bashkëpuntorët e tij vazhduan të jenë prezent në çdo lloj pushtetiti dhe në çdo institucion shtetëror.
-Akoma në Shqipëri janë 4500 të vrarë dhe të pushkatuar të cilët ende nuk kanë një varr të tyre dhe shteti ka bërë fare pak ose aspak për gjetjen e tyre.
-Në Shqipëri nuk ndodhi asnjëherë dënimi i krimeve të komunizmi dhe dekomunistizimi i shoqërisë tonë.
Kjo pavarsisht dy Rezolutave të Këshillit të Europës, ajo nr. 1096, të vitit 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe atë
Me nr. 1481, të vitit 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.
Po ashtu, në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, në pikën 16, thuhet shprehimisht: “Shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit…”.
Kuptohet edhe kjo qëllimisht nuk u bë asnjëherë.
-Shqipëria nuk aplikoi dot me sukses asnjëherë një ligj lustracioni që do të thotë se ish-komunistët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit nuk u përjashtuan kurrë nga pushteti e privilegjet.
Qëllimisht nuk u krye hapja e dosjeve të sigurimit dhe prandaj bashkëpuntorët e tij kapën deri majat e politikës, drejtësisë dhe qeverisjes.
-Të përndjekurit nuk u integruan dhe dëmshpërblyen edhe deri më sot.
Ata asnjëherë nuk patën mundësi që njëkohsisht të dëmshpërbleheshin dhe të merrnin pronat e tyre, pasi kjo do të mundësonte integrimin ekonomik të tyre dhe fuqizimin ashtu si duhet brenda shoqërisë tonë të kësaj shtrese që vuajti më tepër se kushdo dilktaturën komuniste.
Pavarsisht se me vonesë, sot, me patjetër duhet.
-Shqipëria të ketë ditën e saj të kujtesës të viktimave të komunizmit.
-Të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë dhe dënimi i krimeve të komunizmit ashtu si duhet.
-Të ngrihet memorial i kujtesës për viktimat e komunizmit dhe parcela e të zhdukurve nga diktatura.
-Në tekstet shkollore duhet të studiohen ashtu si duhet krimet e komunizmit.
-Te spastrohet çdo strukturë shtetërore prej atyre që ishin pjesë direkte e krimeve të komunizmit dhe prej atyre që ishin pjesë direkte dhe në bashkëpunim e ish-Sigurimit të Shtetit.
-Brenda një mandati qeverisës të dëmshpërblehen gjithë të pêrsekutuarit e diktaturës komuniste etj
Të kujtojmë për të mos u përsëritur!
Regjimet totalitare vijnë në pushtet në emër të popullit dhe e nënshtrojnë me diktaturë vetë popullin.
Kurrë më komunizëm në Shqipëri![]()











