Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Mirdita i ngjalli gjithmonë tmerr komunizmit!
17 Gusht 1949, Masakra e Qafës së Valmirit Mirditë.
Komunizmi i inatatosur nga qendresa mirditore dhe frika se si situata mund të vazhdonte më tej kishte vendosur që me patjetër që kjo qendresë antikomuniste në çdo formë e me çdo kosto duhej të mposhtej.
E për këtë, me inskenime të tipit komunist, me urdhër dhe me forca të shumta prej barbarëve nga Tirana u bënë 14 martire të egzekutuar mizorisht, lidhur dorë për dore e që binin në dy gropa të hapura duke tërhequr njëri tjetrin, të qëlluar me plumb në kokë publikisht, kjo pikërisht me 17 Gusht 1949 në Qafë të Valmirit, Mirditë.
Heshtja dhe hija e zezë mbuloj mirditën e gjithë malsinë prej kësaj mizorie që e ka emrin vëlla-vrasje komuniste, terror dhe ngjallje frike për pushtet nëpërmjet dhunës.
Nuk mjaftonte kjo por duhej burgosja e rreth 500 të tjerëve dhe internimi i 300 familjeve mirditore në kampet famkeqe të Tepelenës etj. e kalvari i vuatjeve të tyre të vazhdonte për shumë vite.
Edhe pse e pabesueshme kjo ka ndodhur, kujdes të mos harrojmë që të mos përsëritet!
I paharruar kujtimi i këtyre martirëve antikomunistë mirditorë.











