Për herë të parë Shqipëria arrin të fitojë një medalje në Lojërat Olimpike, atë të bronztë. Kjo falë rusit të natyralizuar Çermien Valiev, i cili ia doli të mposhte mundësin nga Taxhikistani, Rasadin me rezultatin 6-2.
Valiev ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.
25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.
Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.
Federata Shqiptare e Mundjes disa orë para se Valiev të siguronte medaljen e parë, foli për padrejtësi ndaj tij.
Lojërat Olimpike Paris 2024, në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.
Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.
Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.
Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.
Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!