Si sot me, 6 Gusht te vitit 1915 u lind në Mbreteresha Geraldine!
Mbretëresha Geraldinë, një jetë në përkushtim ndaj vendit që e birësoj dhe ajo i fali gjithçka, Shqipërisë
”Dje e admirova Shqiperine, sot e dua ate, nesër shpresoj t’i sherbej asaj”.
“ Une do vdes si një shqiptare, në tokën shqipëtare, në mes të shqipëtarve”
GERALDINA
Mbretereshe e Shqiptarëve.
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje e vjetër aristokrate Hungareze, kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane.
Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës.
Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare.
Familja e saj ishte një ndërthurje e shkëlqyer e aristokracisë së moçme të Europës qëndrore dhe e shoqërisë së lartë dhe liberale amerikane.
Pas martesës me Mbretin ZOG I,
Gjithë jeta e saj ishte përkushtim të rritjes imazhit, zhvillimit dhe emancipimit të vendit që e birësoi dhe të kombit të cilit, duke u martuar me Mbretin Zog I, i fali pa kursim zemrën.
Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht, sidomos me ndihme të shtresave në nevojë dhe ne emancipimin e femres shqiptare.
Ajo dha nje kontribut te cmuar për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve, si spitalet, azilet, jetimore, due u impenjua gjithashtu totalisht për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.
Në egzil ajo vazhdoj jetën e saj në krah të Mbretit ZOG I duke dhënë një kontribut të fuqishëm në interes të Kombt Shqipëtarë, në mbarvatjen e punëve brenda Familjes Mbreterore dhe në edukimin e trashigimtarëve saj.
Endrra e saj për të u kthyer në Shqipëri u bë realitet në Qershor të vitit 2002 me kthimin e Familjes Mbrtërore ne Atdhe.
Me 1 Shkurt 2022, u vendos në Tiranë busti i Mbretëreshes Geraldinë, si një e drejtë e merituar prej saj.
Sot shqiptaret kujtojne me mall dhe respekt Mbretereshën e tyre Geraldine.
I perjetshëm qoftë kujtimi i saj.