Elisa Spiropali, pasi u emërua si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duket se po “merr leksione” nga Gramoz Ruçi, i cili e mbajtur këtë detyrë për një kohë të gjatë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ka publikuar një foto, ku shfaqet me Gramoz Ruçin, e si rrallë ky i fundit duket i buzëqeshur. Pas tyre bie në sy një pikturë e Ali Pashë Tepelenës.
“Takim brezash”, ka shkuar Spiropali krahas fotos së publikuar në Facebook.
