Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 10:00 kryebashkiakët e vendit, ku në kuadër të takimit do të jetë sezoni turistik.
Gjithashtu në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë.
Mësohet se takimi pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët e PD, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë.