Interesi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare pas Euro 2024 është tepër i lartë, teksa së fundmi dhe një emër i njohur i futbollit botëror e do në skuadër 22-vjeçarin.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi e ka në listë Brojën për sezonin e ri, teksa tashmë ka nisur dhe kontaktet e para me Chelsea-n.
Prestigjiozja italiane thekson se Broja është emri i parë për të zëvendësuar sulmuesin polak, Milik, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Thiago Motta.
“Zonja e Vjetër” e kërkon Brojën në formën e huazimit për vetëm një sezon, teksa Chelsea e ka treguar hapur se kërkon ta shesë shqiptarin.