Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, ka shjuar disa ditë pushime në Dubai.
Ndërsa ai shijonte pushimet luksoze, komentuesit nuk janë ndalur me komentet si: “ia gjeti vendin çmimit të madh prej 100 mijë euro”, që fitoi nga Ferma Vip.
Në lidhje me këtë koment, Dijonisi ka reaguar sot përmes disa fotove, duke ironizuar ndjekësit.
“Sapo mbaruan lekët që fitova. Kush ma paguan biletën e kthimit?”
Me më shumë se dy muaj qëndrim në “Ferma VIP”, shqiptarët e njohin tashmë karakterin e Dijonisit, deklaratat e të cilit shpesh bazohen kryesisht në humor e sarkazëm. Dhe mesa duket edhe kjo ka qenë një batutë e ish-banorit të Ferma Vip.