InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sociale

Zemra e nënës punon vetëm për të mirën e fëmijëve të saj. Një ditë nga shërbimi lëvizës i Kia Green Light Project

2 Korrik, 2024
in Sociale
A A
Zemra e nënës punon vetëm për të mirën e fëmijëve të saj. Një ditë nga shërbimi lëvizës i Kia Green Light Project

Në zemër të një fshati të largët, në peizazhet e thyera të Librazhdit, jeton Gurija me 3 djemtë e saj, Alfredin, Luisin dhe Landin. Ndërsa ngjitemi rrugës së fshatit Librazhd Katund, ndalemi përpara portës së kësaj familjeje, ku me të dëgjuar zhurmën e makinës shfaqen nxitimthi tre adoleshentët, të cilët presin me padurim shërbimin e logopedisë.

“Vetem ju mund te vini deri ketu, rruga është e shkatërruar dhe njerëz nuk ka më përreth, kanë ikur,”- thotë Gurija.

Çdo ditë, 47-vjeçarja kujdeset e vetmë për tre djemtë e saj. Bashkëshorti dhe djali i saj i madh Enisi, prej vitesh kanë zgjedhur të provojnë rrugët e emigracionit, si e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura për familjen. Për shkak të largësisë me qytetin dhe rrugës së amortizuar, fshati është thuajse i izoluar, ndërsa familja mbahet kryesisht përmes punës në bujqësi dhe blegtori.

“Mes këtij realiteti të vështirë, World Vision Albania ka qenë gjithmonë një mbështetje dhe dritë shprese për ne. Shërbimi i logopedisë ka qenë jetëndryshues për fëmijët,” – thotë ajo, me një buzëqeshje që i lexohet lehtë në fytyrë.

Në saj të projektit “Kia Green Light Project”, nëna dhe tre djemtë vizitohen një here në javë nga “mysafirja” e tyre speciale, Eda. Logopedistja e World Vision Albania, ofron shërbimet e terapisë së të folurit për tre djemtë.

“Në fillim të mbështetjes me terapi, djemtë nuk kanë qenë bashkëpunues. Nuk përqëndroheshin dot, nuk njihnin shkronjat, nuk arrinin të kopjonin një paragraf dhe gjithashtu nuk arrinin të formonin një fjalë duke bashkuar shkonjat në mënyrë të pavarur. Falë mbështetjes me terapi logopedike në familje, djemtë kanë progres të dukshem ku sot ata janë shumë bashkëpunues, marrin dhe zbatojnë komandat nga terapistja, janë më social, kanë kontakt të vazhdueshëm me sy gjatë terapisë. Tashmë kanë një fjalor më të pasur, ku arrijnë të nisin një bisedë duke qenë të përqëndruar,”- na tregon Eda, logopedistja e tyre.

Dy binjakët kanë qenë gjithashtu përfitues të projektit “Tungjatjeta…Jetë”, të dizenjuar dhe zbatuar nga World Vision Albania, ndërsa tashmë marrin shërbim të specializuar një herë në javë nga ekipi lëvizës i Kia Green Light Project.

“Alfredi këtë vit përfundon klasën e nëntë. Dëshira ime është që edhe binjaket ta përfundojnë shkollën. Djemtë nuk janë më të ndrojtur, ata diskutojnë dhe kuptojnë çdo gjë. Është një ndryshum i madh. Dikur i shihja të tre dhe nuk flisnin. I madhi rrinte në qoshe dhe nuk reagonte fare, ndërsa binjakët flisnin ndonjë fjalë. Kur i futa në shkollë aty kuptova që djemtë kanë vështirësi pasi mësuesit më thanë që djemtë nuk flasin si shokët,”- rrëfen nëna e djemve.

Çdo shenjë përmirësimi nga ana e djemve është një fitore. Dhe nënë Gurija i gëzohet fitoreve të vogla dhe jetëndryshuese të djemve të saj.

“Dua që të jenë të pavarur në jetë. Kjo është ëndrra ime. Zemra e nënës punon vetëm për të mirën e fëmijëve të saj”, – rrëfen nën zë nënë Gurija, e cila nuk dorëzohet përballë vështirësive.

Terapia është një ndër momentet më të bukura për 3 vëllezërit. Pas përfundimit të seancës, ata na percjellin deri tek makina, të cilën e ndjekin derisa u zhduket nga sytë, në pritje të vizitës së radhës.

Aktualisht, 30 fëmijë dhe adoleshentë, të moshës 4-16 vjeç, marrin shërbime të integruara në fizioterapi, logopedi dhe terapi zhvillimi. “Kia Green Light Project” financohet nga Kia me mbështetjen e World Vision Korea, dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.

Të Lidhura

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online
Sociale

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

10 Prill, 2025
Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?
Sociale

Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?

8 Prill, 2025
Rama publikon vendimin, zbulon kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët
Sociale

Rama publikon vendimin, zbulon kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

19 Shkurt, 2025
Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?
Sociale

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?

12 Janar, 2025
EMRI/ Edhe një deputete shqiptare, mes 900 donatorëve të parë. Ja sa ka shkuar shuma për të ndihmuar Parashqevi Simakun
Sociale

EMRI/ Edhe një deputete shqiptare, mes 900 donatorëve të parë. Ja sa ka shkuar shuma për të ndihmuar Parashqevi Simakun

18 Dhjetor, 2024
ZOTI BËNË MREKULLI: Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke….
Sociale

ZOTI BËNË MREKULLI: Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke….

17 Dhjetor, 2024

TË FUNDIT

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!
Show Biz

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!

9 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025

9 Qershor, 2025

Laert Vasili zbulon historinë me motrën
Show Biz

Laert Vasili zbulon historinë me motrën

9 Qershor, 2025

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!
Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

8 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com