Ditën e Hënë me datë 17/6/2024, Partia Lëvizja e Legalitetit, në Hotel Internacional Tirana, mbajti Konventën Kombëtare ku u shpalos programi politik elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në këtë Konventë Kombëtare të legalistëve morën pjesë dhe mbajtën ligjeratat e tyre përfaqësues të Diasporës në SHBA dhe Europë, zyrtarë të PLL, si dhe profesionistë të lirë.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z. Shpëtim Axhami pasi vuri në dukje vlerat që mbart Partia e Legalitet sot dhe të trashiguara këto si një parti kombtariste, patriotike dhe konservatore e djathtë bëri paraqitjen e programit politike të partisë bazuar ky në 5 kolona kryesore si:
“Për Shtet”
I – Rikthim i Krenarisë Kombëtare në një shoqëri Euro-Atlantike të Dekomunistizuar!
Çështja Kombëtare, çështja e parë
II-Për një shtet të së Drejtës, Monarki kushtetuese!
Sundimi i Ligjit garanci për rend e siguri, stabilitet ekonomik, politik dhe social
III-Prona, e shenjtë për ne!
Kthimi tek pronari i origjinës sjell investime seroze dhe zhvillim ekonomik
Rishikim i Ligjit nr/7501
IV-Pro Familjes, Jo Shpopullimit
Konservatorë para fenomeneve negative që dëmtojnë shoqërinë tonë
V- Reformë Kombëtare Arsimore dhe Shëndetsore!
Për rritje cilësore në arsim, motivim financiar për arsimtarët
Kthejmë shërbimin mjeksor cilësor perendimor dhe të shpejtë për qytetarët. Modeli Mjekesor Magnet per nje Shendet Shqiptar!
Konventa përfundoj me sukses punimet e saj!
Faleminderit