Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur një tur me simpatizantët e kësaj force politike në qytetin e Përmetit, në një kohë që Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtën e vulës dhe logos dhe ka njohur si kryetar Sali Berishen.
Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira.