InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sport

51 sfidat e Euro 2024, ekskluzivisht në Tv Klan. Transmetim pa pagesë të të gjitha ndeshjeve

25 Shkurt, 2024
in Sport
A A
51 sfidat e Euro 2024, ekskluzivisht në Tv Klan. Transmetim pa pagesë të të gjitha ndeshjeve

Për herë të parë që prej 24 vitesh, shqiptarët do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë pa asnjë pagesë, në një ekran të vetëm.

Televizioni Kombëtar Klan do të transmetojë këtë vit ekskluzivisht 51 sfidat që do të luhen në stadiumet më të mëdhenj të Gjermanisë, që nga ndeshja hapëse deri tek ngritja e trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian.

Do të nisë me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00.

Veç transmetimit të të gjitha sfidave, Tv Klan do t’i kushtojë Europianit hapësira të dedikuara me programe të posaçme gjatë gjithë ditës para dhe pas çdo ndeshjeje. Një show të madh çdo mbrëmje. Shikuesve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë të gjitha emocionet e këtij eventi të madh sportiv, me fokus të veçantë tek kombëtarja shqiptare.

Përgatitjet në seancat stërvitore, intervista ekskluzive si dhe momente të ndryshme nga grumbullimi në Gjermani do të jenë pjesë e programeve të posaçme të Euro 2024, ku Shqipëria, ndonëse në një grup të vështirë, shpreson shumë, në rezultat dhe në lojën spektakolare plot emocione. Shpresat rriten teksa grupi i djemve vlerësohen si më të mirët që kombëtarja ka pasur në radhët e veta.

“Këta të sotmit janë nivel shumë i lartë. Mund të them që këta janë më të mirët e të gjithë historisë së Shqipërisë sepse edhe klubet ku luajnë e tregojnë vetë. Stafi është shumë i mirë dhe bashkë me lojtarët bënë të mundur që të kualifikohen në europian. Kushtet janë më të mira se atëherë, kemi stadiume, kemi komplekse për t’u stërvitur. Është gjithçka e duhura për të performuar sa më mirë në Europian”, tha Alban Bushi, team menaxher, 2016.

Si asnjëherë më parë tifozët do të shohin në ekranin e Tv Klan kombëtaren kuqezi të përballet me tre prej skuadrave më të mira në botë, fituese të kampionatit europian dhe të Botërorit apo finalistë të këtyre kompeticioneve.

“Duke marrë futbollistë për futbollistë mendoj që ne i kemi më të fortë se Italia. Kroacia ka pasur futboll shumë cilësor, por mund të themi që është një kohë perëndimi sa i përket lojtarëve kyç që ata kanë patur. Me Spanjën është tjetër gjë. Me Spanjën mendoj se është shumë e vështirë. Kështu që shanset janë për të kapur vendin e dytë e dytë ose të tretë. Shanset janë për t’u përballur me ata të barabartë dhe për të fituar”, tha ai.

Nëpërmjet transmetimeve të drejtpërdrejta dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të shohin ecurinë e kombëtares në çdo fazë që do të arrijnë të kalojnë.

Vëmendje do t’u kushtohet edhe tifozëve që do të mbështesin kombëtaren, atyre që do të nisen nga Shqipëria, apo bashkëkombasve që jetojnë e banojnë nëpër botë të cilët do të jenë të pranishëm në Gjermani, për të mbështetur kombëtaren dhe për të na dhuruar si gjithmonë një atmosferë të mrekullueshme festive.

“Kemi pasur gjithmonë tifozët, por tani i kemi më të zjarrtë, janë më të organizuar, vijnë nga të gjithë vendet e botës. Pa tifozë nuk luhet futboll, jo më t’i kesh kaq të zjarrtë saç i kemi ne sepse është një farë motivimi për ata. Mund të jetë kyç në lojë sepse motivimi është i jashtëzakonshëm”, tha Bushi.

Një fluks i jashtëzakonshëm shqiptarësh pritet të jenë të pranishëm në Gjermani, në qytetet ku do të zhvillohen tre ndeshjet e para. Dortmund, Duseldorfi dhe Hamburgu do të skuqen nga flamujt e Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare e do të instalohet në zonën e Duseldorfit.

“Jemi me fat sepse kemi gjetur një kamp stërvitor shumë të mirë mes Dortmundit dhe Duseldorfit. Dy ndeshjet janë edhe në Dortmund dhe në Duseldorf, stadiumet janë shumë afër, vetëm ai i Hamburgut që është pak larg. Gjermania është nga të parët për pjesën e organizimit. Stadiumi i Dortmundit e dimë të gjithë që është një stadium shumë i fortë, shumë tundues, aty brenda. Do të jetë një motivim akoma më shumë për ne”, tha Bushi.

Europiani do të jetë si një udhëtim në të gjithë Gjermaninë dhe Tv Klan do të sjellë çdo detaj të magjisë së kësaj feste të madhe, që do të përfshijë 10 qytetet kryesore gjermane, duke nisur në Alianz Arena të Mynihut me sfidën e parë për të përfunduar në Berlin, në Olympiastadion për sfidën finale. Gjermania kishte një përzgjedhje të gjerë të stadiumeve që plotësonin kërkesat minimale të UEFA-s për kapacitet prej 30 mijë vendesh për ndeshjet e kampionatit Europian. Nga qytetet e përzgjedhura në Euro 2024, 9 u përdorën në Kupën e Botës 2006. Berlini, Dortmundi, Mynihu, Këlni, Shtutgarti, Hamburgu, Lajpcig, Frankfurti dhe Gelsenkirshen. Dyseldorfi do të shërbejë si qyteti i 10. Qershori do të jetë një muaj i mbushur me entuziazëm, shpresë, ankthe dhe gëzim, siç vetëm futbolli mund të dhurojë. Sytë e të gjithë Europës do të jenë tek 51 ndeshjet e këtij kampionati të magjishëm që për shqiptarët do të vijë në një transmetim ekskluziv dhe pa pagesë vetëm nëpërmjet ekrantit të televizionit kombëtar Klan.

Të Lidhura

Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Sport

Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

3 Janar, 2026
‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025
Sot hidhet shorti i fazës play off të Botërorit 2026
Sport

Sot hidhet shorti i fazës play off të Botërorit 2026

20 Nëntor, 2025
Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025
Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025
Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit
Sport

Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit

2 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?
Show Biz

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?

3 Mars, 2026

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com