InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përkujtojmë Kadri Roshin në 100 vjetorin e lindjes, “Babai” i kinemasë shqiptare

6 Janar, 2024
in Aktualitet, InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
Përkujtojmë Kadri Roshin në 100 vjetorin e lindjes, “Babai” i kinemasë shqiptare

Përkujtohet pardje në ditën e lindjes, aktori i dashur për publikun, Kadri Roshi. Më 4 janar 1924 lindi figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.

Roshi lindi në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.

Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970).

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

Të Lidhura

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025
EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025
Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…
Aktualitet

Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…

7 Tetor, 2025
Dikur aktivist nën nismën e tij, sot kandidat për Bashkinë e Tiranës, Lapaj mbështet Binajn
Aktualitet

Dikur aktivist nën nismën e tij, sot kandidat për Bashkinë e Tiranës, Lapaj mbështet Binajn

6 Tetor, 2025
Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend
Aktualitet

Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend

6 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025

12 Tetor, 2025

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com