Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë gjatë paradites në qytetet e zonës së ulët dhe bregdetare.
Pritet që vranësirat të theksohen në orët vijuese, ku në zonat malore do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë momente të pakta me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperënimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.











