Ka përfunduar seanca sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.
Gjatë seancës u morën në pyetje disa dëshmitarë, si ish-ushtaraku, Zabit Cuku, Mirela Dvorani, bashkëshorti i së cilës po ashtu humbi jetën gjatë shpërthimit dhe Veiz Muça, ish-përgjegjës.
Mësohet se katër dëshmitarë të tjerë nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar.
Senca e radhës do të mbahet me 9 nëntor.
Do vijohet me listën e dëshmitarëve te thirrur nga SPAK.
Ndërkohë Mediu ka reaguar pas zbardhjes së dëshmive të dëshmitarëve.
“Asnjë dëshmi ska lidhje me akuzën ndaj Fatmir Mediut. Mardhëniet e punës i kanë pasur me kompaninë private dhe jo Ministrin e Mbrojtjes. As kanë komunikuar dhe as e kanë parë Fatmir Mediun”, ka reaguar Mediu.











