Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor, por nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 35°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.











