Prej 40 vitesh i shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim punës! Ndahet nga jeta mjeku i njohur
Është ndarë nga jeta mjeku i njohur Dr. Qamil Furriku, i cili ka shërbyer për më shumë se 40 vite në spitalin e Pukës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, ku ka shprehur mirënjohjen për shërbimin e tij.
Furriku, ka shërbyer jo vetëm si mjek pediatër në Pukë, por edhe si një nga mjekët që ka ndihmuar në tërmetin e 26 nëntorit në vend.
Ai u nderua nga Manastirliu edhe me dekoratë mirënjohje për kontributin e tij.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Ndahet nga jeta Dr. Qamil Furriku, mjeku pediatër i spitalit të #Pukës, i cili për 40 vite shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë, i respektuar dhe i vlerësuar nga i gjithë komuniteti.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve të shumtë të Dr. Qamilit
U prehtë në paqe!











