Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës e më pas zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht përgjatë ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.
Hera- herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen :
Në zonat malore 12deri 25
Në zonat e ulëta 18 deri 28
Në zonat bregdetare 17 deri 26











