Një biznesmen 48-vjeçar është arrestuar në Greqi pasi kishte vendosur një kamer të fshehtë në banjën e shtëpisë për të filmuar vajzën e tij 15-vjeçare.
Sipas mediave vendase mësohet se biznesmeni ra në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme dhe në momentin e arrestimit thuhet se ishte në efektin e alkoolit.
Ishte bashkëshortja ajo e cila e denoncoi biznesmenin, akuza të cilat ky i fundit i ka mohuar para hetuesve.
Ai është një biznesmen me reputacion, mjaft i njohur në zonën e gjerë të Ilios . Nga provat e reja që dolën në dritë përmes dosjes së ngritur në ngarkim të tij, rezulton se bashkëshortja e tij e ka gjetur materialin e turpshëm në një dosje të fshehur në celularin e tij.
Ndonëse e shqetësuar, nëna e 15-vjeçares ka shpjeguar në polici saktësisht se si ka arritur të zbulojë se si i shoqi e filmon prej kohësh vajzën e tyre lakuriq në tualet.
Si e mitura njëjtë dhe nëna ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhen nën kujdesin e psikologëve.