InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Do jetë një mrekulli”, Belind Kelliçi i shpjegon transportin publik falas Manush dhe Bardhylka Thanasit

6 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Do jetë një mrekulli”, Belind Kelliçi i shpjegon transportin publik falas Manush dhe Bardhylka Thanasit

Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi, kanë punuar shumë vite në profesion, dhe tani janë në pension. Ata e përdorin urbanin në Tiranë për punët e përditshme. Ata do të jenë përfitues të transportit publik falas, sipas projektit të Belind Kelliçit. Këtë gjë ua shpjegoi në mënyrë të detajuar kandidati i opozitës, i cili u bëri një vizitë në shtëpi, Manushit dhe Bardhylkës. Dy të moshuarit, treguan se jo vetëm e kanë mirëpritur këtë plan, por dhe besojnë se transporti publik falas është i realizueshëm në kryeqytet.

_“A sa gjë e bukur! Nisma tuaj është e mrekullueshme. E them me besimin e plotë, jo thjesht se besoj te ju, por edhe se është një problem shumë i thjeshtë, aritmetikor, kush ka bërë katër klasë e kupton, këtu ka logjikën brenda_”-u shpreh Manush Thanasi.

Belind Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të jetë me përfitime të shumëfishta për banorët e kryeqytetit. Nga tranpsorti publik falas nuk do të përfitojnë vetëm 200 mijë përdoruesit ditor të tij, por do të ketë edhe të tjera përfitime pasi do të ulet trafiku, ndotja dhe do të lehtësohen parkingjet.

_“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveç se ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400 lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të pakten 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato lekë ata mund të paguajnë ujë e drita, internet në shtëpi, pra është një ndihmë. Mund të marrin ilaçet pensionistët, pra ka shumë benefite. Nga ana tjetër, ul trafikun, ju e shihni çdo ditë se çfarë bëhet, edhe te rruga juaj është një trafik i tmerrshëm. Gjithashtu ul ndotjen e ajrit. Ne kemi sot numrin më të madh të fëmijëve azmatike në Europë, ndërkohë jemi një nga 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Nuk e heqim dot fare, por e minimizojmë çështjen e parkimit_”-tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi dëgjoi edhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët gjatë përdorimit të transportit urban. Bardhylka Thanasi tregoi sesi në një rast ka rrezikuar jetën, për shkak të manovrave të rrezikshme të shoferit të autobusit.

_“Shërbimi brenda skandaloz, sepse fatorinoja duhet patjetër me shoferin të komunikojnë. Në momentin që unë po zbrisja mu mbyll dera, u tmerrova, u tmerrova, u tmerrova. Dhe mbi të tëra, kemi qenë jashtë shtetit dhe kemi parë që për moshën e tretë, janë me karroca dhe autobusët janë me platformë dhe ngjiten me karroca. Këtu vetëm te “Tirana e Re” unë mund të hipi_”- tha e moshuara.

Belind Këlliçi u shpreh se do të ketë gjithashtu investime për të modernizuar jo vetëm flotën e autobusëve, por njëkohësisht për të përmirësuar edhe shërbimin në stacione.

_“Prandaj kemi vënë dhe një fond tjetër, që është 5 milionë dollarë në vit, që nuk është asgjë për buxhetin e bashkisë Tiranë, për të shtuar numrin e autobusëve edhe për të marrë autobuzë modernë…se problemi është që këto autobusët, unë nuk jam për të paragjykuar ato rastet kur kanë pasur shoferët probleme shëndetësore, ajo mund t`i ndodh kujtdo dhe është një gjë, është fatkeqësi. Por, nga ana tjetër, një pjesë e autobuzëve nuk u punojnë frenat, nuk janë të mirë, nuk janë komodë. Nuk janë mjaftueshëm me kushtet që i duhet një autobuzi për të qenë në kushte normale_”.

Manush Thanasi, pohoi se veç pensionistëve, nisma e Belind Këlliçit për transport publik falas, do të jetë një ndihmë e madhe për shumë familje në nevojë, apo dhe studentët e kryeqytetit.

_“Dhe me këtë operacion tuajin shumë kurajoz dhe të mençur, target grupi i parë studentët, pika jonë me e dobët. Studentët tanë janë ku thërret qameti, janë në rolin e kategoria më poshtë se ushtari. Janë dhe këto punonjësit jo në “Call center”, “Konfeksione”, janë ata punonjësit “plebej” me rroga mizerabël, ardhja në ndihmë me këto bileta do të jetë një mrekulli, do marrësh uratën e gjithë këtij kontigjenti”_ -theksoi i moshuari.

Gjatë bashkëbisedimit në familjen Thanasi, Belind Këlliçi u shpreh se nismat e tij janë me këmbë në tokë dhe të realizueshme, pasi buxheti aktual i Tiranës i ka mundësitë për të përballuar këto shërbime.

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com