KANDIDATI PËR BASHKINË E TIRANËS BELIND KËLLIÇI DEKLARATË NGA KRYEGJYSHATA BOTËRORE E BEKTASHINJVE
Kam një urim për të gjithë besimtarët bektashinj. Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të mrekullueshme, kaq të bukur, ku drita fiton mbi errësirën, dita merr nga nata, në ditëlindjen e Imam Aliut. Uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, por mbi të gjitha për të rinjtë që më shumë se kurrë sot kanë nevojë për mesazhe shprese, mesazhe jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë ka të bukur që Zoti i ka falur kaq shumë bukuri dhe mrekulli, e për të mos ikur larg familjeve tona dhe vendit tonë. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve në këtë ditë që mishëron jetën edhe mirësinë. Faleminderit!