Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.
Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Sa i përket temperaturave ato do të jenë: Zona malore 4/14°C Zona e ulët 6/22°C Zona bregdetare 10/20°C











