InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vendimi që më ndryshoi jetën

25 Janar, 2023
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Vendimi që më ndryshoi jetën

“Kur isha i vogël, shkollimi dhe shumë gjëra që kam sot nuk ishin opsion për mua. Ishim një familje shumë e varfër, prindërit nuk punonin dhe jetonim me qira në një shtëpi thuajse të rrënuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, në disa raste jemi paragjykuar vetem se i përkasim komunitetit egjiptian,”- kështu e nis rrëfimin e tij Shpëtimi, 16-vjeçari që jeton në Dibër bashkë me dy motrat dhe prindërit e tij.

Por, siç thekson vetë ai “Zoti nuk të lë vetëm gjithmonë”. Hap pas hapi, me vullnetin e tij të fortë dhe mbështetjen e duhur, Shpëtimi i ka mposhtur sfidat duke i dhënë një tjetër rrjedhë jetës së tij dhe të familjes së tij.

 “Që fëmijë kam qenë i regjistruar në programet e World Vision Albania në qytetin e Peshkopisë. Merrja pjesë në çdo aktivitet që organizohej dhe kjo më ndihmoi të ndryshoj perspektivën time për jetën,”- na rrëfen i riu, pavarësisht se fillimet ishin plot sfida.

Në klasë të shtatë, vështirësitë ekonomike ishin aq të mëdha, sa një moment Shpëtimi dhe motra e tij u detyruan që të braktisin shkollën, pasi familja nuk siguronte dot nevojat bazë.

“Nuk kishim para për të paguar qiranë, për ushqime, veshmbathje dhe fakti që unë dhe motra duhej të shkonim në shkollë dukej si luks për familjen tonë të varfër. World Vision në bashkëpunim me qendrën Alfa Omega na erdhi në ndihmë, duke siguruar gjithë mjetet e nevojshme për vazhdimin e shkollimit. Krahas ndihmës me materiale shkollore dhe veshmbathje, ndihma më e madhe ishte në ndryshimin e mëndësisë për rëndësinë që ka arsimimi. Prej asaj dite, ne nuk jemi shkëputur asnjëherë nga shkolla. Arsimi është çelësi që hap dyert e së ardhmes,”- na tregon i emocionuar 16-vjeçari.

Sot, Shpëtimi e ka kuptuar rëndësinë e madhe që ka edukimi dhe është një zë i fortë në mbështetje të kësaj kauze. Përmes përfshirjes në grupet IMPACT, i riu është bërë pjesë e disa nismave komunitare për fuqizimin dhe mbështetjen e fëmijëve dhe adoleshenteve.

16-vjeçari është pjesë e grupeve IMPACT dhe duket se ka një të ardhme premtuese edhe si muzikant.

“Pas rikthimit në shkollë, kohën që e harxhoja duke u endur rrugëve e mbushja me aktivitete edukuese, sociale apo argëtuese. Më janë besuar disa role drejtuese tek aktivitetet që organizata bënte nëpër shkolla dhe komunitet.  Pasi u riktheva në shkollë fillova të mësoj anglishten me kurse pranë qendrës Alfa Omega. Aty zbulova se kisha talent në muzikë dhe tashmë jam pjesë e një grupi muzikor si baterist. World Vision na ka mbështetur me mjete muzikore në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të shprehin talentet e tyre dhe potencialin e tyre të plotë,” – thekson djaloshi dibran.

Pavarësisht se ende ndjen dhëmbje që shihet ndryshe nga të tjerët, Shpëtimi ka dale mbi paragjykimet. Ai është një qytetar aktiv që jep kontribut në cilësinë e jetës shoqërore të komunitetit ku banon. Aftësitë dhe kompetencat e fituara e kanë fuqizuar për përfshirje aktive në jetën sociale, por edhe për të zhvilluar vlera dhe qëndrime pozitive.

“Nëse nuk do të ishte ndërhyrë në jetën time, do të isha një i ri që endet rrugeve, i pafuqizuar dhe pa aftësitë e duhura për të qenë i pavarur në jetë. Por pavarësisht sfidave, unë tashmë jam një person që ia dal vetë. Vazhdoj gjimnazin, jam anëtar i grupeve të shkollës, marr nisma komunitare dhe po zhvilloj talentet e mia,”- e mbyll mesazhin e tij djaloshi nga Dibra.

World Vision Albania punon me rreth 300 të rinj në zonën e Dibrës, duke i ndihmuar të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën, të rriten si individë, të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe të zhvillojnë të menduarit kritik.

Të Lidhura

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025
Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës
Të ndryshme

Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës

5 Tetor, 2025

TË FUNDIT

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com