InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nuk dashurohesh për një ditë e as nuk harrohesh për dy!

27 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Nuk dashurohesh për një ditë e as nuk harrohesh për dy!

“Dashuria është e shkurtë, harrimi i saj është i gjatë.” – Pablo Neruda

Nuk dashurohesh në një ditë dhe nuk harrohesh në dy, – e hoqa nga mendja këtë frazë kur të kam njohur. Kur sytë tanë u kryqëzuan dhe më dhurove buzëqeshjen, kur zemra filloi të rrahë.

Ishte atëherë, pak minuta pasi jemi njohur që u dashurova me ty. U dashurova pas çdo detaji të lëkurës tënde, të aromës dhe pas mënyrës së qenies tënde. Të kam imagjinuar pa të njohur dhe në imagjinatën time ishe perfekt.

Kjo përsosmëri ekzistonte në mendjen time, por realiteti më tregoi se jo gjithçka që imagjinojmë dhe ëndërrojmë na ndodh me të vërtetë.  Tani di se mund të duhet vetëm ai që njihet me të vërtetë, gjithçka tjetër është histori, janë pritshmëri që askush nuk ka për detyrë t’i përmbushë.

Për këtë motiv të dashurosh do të thotë të njihesh dhe të harrosh, do të thotë të braktisësh një pjesë të vetvetes që është ndarë me tjetrin dhe ndërtuar përkrah dikujt.

Idealizimi është helmi i dashurisë

Idealizimi helmon dashurinë. Një helm që na privon nga arsyeja dhe që na çon ta shohim tjetrin përmes asaj që imagjinojmë. Kjo më çoi të shoh tek ty gjithçka që dëshiroja dhe jo realitetin, i cili herët a vonë më imponohet.

Edhe pse në filma romatikë, protagonistët betohen për dashuri të përjetshme, kjo nuk ndodh në jetën reale, ose nëse historia shkon përpara magjitë prishen, ndryshojnë, përmirësohen ose përfundojnë në asgjë.

Ajo asgjë që na mban pa frymë. Rënia në dashuri është një proces i përbashkët, që për të qenë real ka nevojë për kohë, as shumë e as pak. Kohën e duhur. Ndenjat nuk janë kurrë frut i imagjinatës, ajo që provohet është reale, kaq reale sa mund të bëjë keq.

Kush harron, kush dashuron pa provuar dhimbje nuk e njeh dashurinë

Edhe pse shpesh thuhet se gozhda nxjerr gozhdën, mund të them se ai që harron atë që ka thënë se e dashuron pa provuar dhimbje nuk e njeh dashurinë. Dashuria nuk bën keq, nuk lëndon.

Të harrosh atë që ke dashuruar dhe nuk ka funksionuar është ajo që të shenjon me të vertetë. Duke hapur sytë humb jeta që ishte imagjinuar përkrah princit të kaltër që rezulton të jetë një bretk.

Nuk jemi vetëm ata që harrojmë, jemi e ardhmja që ndërtojmë kur na mungon ajo që duam, kur imagjinojmë diçka që nuk e kemi patur kurrë, por që e kemi dëshiruar.  Atëherë fillohet nga zeroja, por më të zgjuar, përrallat janë vetëm për fëmijët.

Kur rritesh nuk sheh më princër dhe bretkosa që na kompletojnë ose shkatërrojnë. Kur rritesh askush nuk është i domosdoshëm, sepse kemi veten tonë, sepse tani dimë ta vlerësojmë veten dhe nuk e ndiejmë të huaj.

Nëse nuk na mungon asgjë, nuk kemi asgjë për të plotësuar. Mjafton vetja jonë dhe nuk jemi më persona që harrojmë ose imagjinojmë një jetë përrallash, por njerëz që dashurojnë. /bota.al

Të Lidhura

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com