=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, budallenj dhe delirantë

6 Janar, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison YPI

Rruga ime

Te Rruga ime fjala më e sikletshme është “puna”. Zbavitja më e këndëshme është Fejsbuku. Filmi më i bukur telenovela. Muzika më e pëlqyer sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun. Vera më dehëse vjedhja. Rakia më e mrekullueshme hilja. Pija më freskuese vrasja.
Te Rruga ime ai që pret të vritet sa më vonë prej dikujt, bën çmos të vrasi sa më herët një të tretë.
Për 99 nga 100 banorë të Rrugës time Romani nuk ekziston, Novela ka ikur në drejtim të paditur, “Tregim” quhet çdo thurje e përçartun fjalësh.
Te Rruga ime, ku kafenetë zhurmojnë nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se mallrave nëpër dyqane nuk u vënë çmime.
Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet veprim heroik kundër qeverisë së keqe.
Te Rruga ime gumëzhijnë nostalgjikët e dëshpëruar; Për jetën e sotme monotone të palezetshme pa atentate nëpër rrugica, pa mbledhje të fshehta, pa vrasje pas shpine, pa arsye për të ngjitur trakte mbi mure.
Për popullin e Rrugës time, kapitalizmi dhe pluralizmi nuk sjellin Liri, begati, prosperitetet, por papunësi, emigracion, mungesë Rendi, korrupsion, hajdutllëk, krim, farmacira, somniferë, pilula, tableta.
Banorët e Rrugës time nuk i hedhin asnjë qindarkë violinistit fukara që luan seriozisht Erik Satie rrëzë trotuarit, por vetëm lypsarëve pisanjosë që s’dinë të bëjnë asgjë veç të shtrihen në mes të rrugës.
Brenda dyqaneve te Rruga ime nuk ka blerësa. Ka shitse kokulur mbi celular duke bërë selfie ose duke i rënë pash’ më pash’ Fejsbukut me emër dhe pamje të ndryshuar.
Te Rruga ime ka gjithfar femrash; Të kollajta, të vështira, qeflie, nazelie, llapaqene, interesaxhie, të squta, budallaqe, delirante, të nxehta, të ftohta, të vakta, por nuk ka asnjë femër “che non ti rompe i coglioni”.
Te Rruga ime ka jo pak obezë, kardiopatë, endokrinopatë, edhe nën 30 vjeç.
Qindra delirantë që bëjnë si të ditur dhe shkarrashkruesa grafomanë popullojnë Rrugën time.
Kafenetë te Rruga ime janë plot me ish-spiuna të qeshur që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve normalë.
Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj të lodhur që tymosin hashash.
Rruga ime ka pa numërim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan ti mbytin kunatat në gropën e gëlqeres, nuse që ëndërrojnë t’ua rrjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve.
Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arësye sepse janë biondë. Qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele. Pa numurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj.
Te Rruga ime komunistat e kanë harruar luftën e klasave, merren me biznes.
Qindra demokratë te Rruga ime, për ta shkatërruar Partinë Demokratike përdorin me sukses mënyrën staliniste të zbatimit të luftës së klasave mes vedi.
Blerja e një gazete te Rruga ime është po aq e rrallë sa blerja e një kostumi të shtrenjtë në një Butik.
Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, evazorë fiskalë, budallenj, delirantë, me problematika sa për dhjetë milionë njerëz, ka vetëm tre mijë banorë, që presin të vdesin, megjithse kurrë nuk kanë lindur.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

26 Shtator, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

26 Shtator, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

26 Shtator, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

26 Shtator, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”
Aktualitet

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”

2 Tetor, 2026

Të ndryshme

hacked by trenggalek6etar

2 Tetor, 2026

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme
Artikuj

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme

1 Tetor, 2026

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI
Aktualitet

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI

28 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com