InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ypi: Dashurinë e ka zëvëndësuar gruaja. Gruan dashnorja. Dashnoren Dorjana…

1 Tetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison Ypi

Në qiell nuk fluturojnë zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima. Era nuk vallëzon. Flladi nuk freskon.
Me gjethet e vdekura nuk merret Poeti, por fshesari.
Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth.

Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat janë të palexueshme. Televizionet plot me rrena dhe hajvanllëqe që nuk shihen edhe po të kesh durimin e derrit.

Librat nuk lexohen. Askush nuk di vargje përmendësh.
Në kinema nuk çfaqen filma por zgjyra.
Të merr malli të bësh një kompliment, por nuk di cilës prej oqeanit të budallaqeve t’ja drejtosh.

Edhe mund të martohesh, por ke frikë se pjell bastarda.
Ke dëshirë të ikësh në ndonjë katund, ku ajri është i pastër, frutat të shijshme, qumështi pa hile, natyra mahnitëse, ende kanë mbetur ca drurë pa u prerë, por nuk guxon se do jesh i vetmi dhe do të duket vetja budalla.

Të gjithë sytë i kanë kah Roma, Milano, Parisi, Londra, askush nga katundet. Beethovenin, Vagnerin, Verdin, Shopenin, i ka zëvendësuar tallavaja. Pushkini, Tolstoi, Turgenievi, nuk lexohen se janë rusë. Prusti është i vështirë. Balzaku dhe Hygoi janë grafomanë.

Respektin për të mëdhenjtë e historisë së botës e ka zëvendësuar frika nga i forti i mëhallës. Nëpunësi, gjyqtari, polici, të shohin nga xhepi.
Partitë janë kthyer në biznese. Idealistët janë shndërruar në fanatikë.
Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është harruar…

Shoqërinë Civile e kanë zaptuar karaputanat. Administratën e ka mbytur nepotizmi.
Ekranet japin soc-filma me partizanë dhe diversanta.
Hidrauliku dhe elektriçisti, të rrjepin sikur ujin dhe korentin i kanë shpikur ata.
Nuk blen dot asgjë po s’bëre pazar.

Për shumicën e studentëve që mbarojnë fakultetet qendra e botës është rrethrrotullimi te Zogu i Zi. Nuk kanë asnjë ide ku bie Dumreja, ku buron Vjosa, ku ndodhet Puka. Dashurinë e ka zëvendësuar gruaja. Gruan dashnorja. Dashnoren Dorjana.

Kafenetë janë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbukuruar sepse janë budallallepsur apo janë budallallepsur sepse janë zbukuruar.
Dyqanet plot me ushqime që hahen me ëndje por treten me vështirsi dhe të shpifin sëmundje. Frutat, sa më të rrumbullakëta, të lëmuara, me ngjyra të forta, aq më të pështira.

Shiu vazhdon. Dimri ngrin. Behari djeg. Vjeshta vjen e modifikuar genetikisht. Pranverën e kanë dënuar me vdekje.
Të rrish, nuk ja vlen. Të ikësh, zemra të ndalë.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com