InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pasioni për mësimdhënien, një ngjizje marramendëse, që projektohej nga vullneti për t’i shërbyer vendit tim

29 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Pasioni për mësimdhënien, një ngjizje marramendëse, që projektohej nga vullneti për t’i shërbyer vendit tim

Nga Denada Dapellari

E lindur, e rritur dhe e arsimuar në Korçën e “mësonjëtores”, padyshim që mësuesia do të ishte profesioni im i adhuruar që ushqehej zellshëm me dëshirën për arsimim dhe edukim brezash. Pasioni im për mësimdhënie ka qenë përherë brenda meje një ngjizje marramendëse, që projektohej nga vullneti për t’i shërbyer vendit tim.

Me kalimin e viteve, e brumosur potencialisht nga mjedisi familjar por dhe nga ndikimi i mësuesve të mi të nderuar, zgjodha të arsimohesha për mësuesi, duke mënjanuar “degët e luksit”, siç perifrazohen sot profilet e ndryshme të trendit bashkëkohor, por për asnjë moment nuk u bëra pishman në preferencën time.

Letërsia më dha kënaqësinë e “kontakteve” me vepra dhe kolosë që përmes magjisë së fjalës kanë ndryshuar sjelljen njerëzore, romantizmi është drejtimi letrar që më ka mahnitur, por prapëseprapë isha e vetëdishme se përtej këtij vëzhgimi, realiteti është i vrazhdë dhe përballja me sfidat e jetës është një “kacafytje” e vazhdueshme.

Pas diplomimit në degën gjuhë-letërsi, entuziasshëm dhe me hovin e të sapodiplomuarës prisja të dilja para nxënësve, të cilët gjithnjë më kujtojnë veten time dhe do jenë fanari ndriçues i këtij udhëtimi të bukur.

Por… në Shqipërinë time, tuajën gjërat janë sajuar keqazi dhe është kurdisur një sistem aspak i denjë për vlerat e shoqërisë.

Peripeci të shumta që artikulohen me sensin logjik të zhvillimeve kuturu, ndërkohë që vendi ka nevojë emergjente për rishikim politikash, ecejake të pafundme që të atrofizojnë dëshirën e ushtrimit të profesionit të mësuesisë, i cili fatkeqësisht vuan presionin e madh të politikave të keqorientuara në kaosin tranzicional. Megjithë këto…prapë mësimdhënia është për mua dëshira polivalente në misionin humanizues të përcjelljes së dijes.

E bindur se arsimi i sotëm, por dhe i çdokohe ka sfidat dhe përgjegjësitë e tij, ndjehem e gatshme, që krahas njohurive akademike të përçoj vlerat edukativo-pedagogjike tek brezat e ndryshëm, si dhe duke i përgatitur për të qenë qytetarë të vlerave dhe principeve njerëzore dhe demokratike.

Mësimdhënia është pjalmi që do më ushqejë me dashurinë e pashtershme të humanizmit dhe pasionin për dijen e pafundme, të cilën dua t’jua përcjell brezave.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com