InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Letër dashurie: Po zgjedh udhën time të zakonshme… po iki…

22 Gusht, 2022
in InfoPress, Lifestyle
A A
Letër dashurie: Po zgjedh udhën time të zakonshme… po iki…

Letër dashurie e Dino Campana-s për Sibilla Aleramo-n

Tetor, 1916
E shtrenjta ime,

Jam shumë i lodhur dhe shumë i ligur për t’u rrekur të kuptoj. Po zgjedh udhën e më të dobtëve, udhën time të zakonshme: po iki.
Atë pak poezi që mund të ketë lindur në ty nga dashuria jonë po ua blatoj atyre që u lypset. Pas kësaj, s’mund të shtoj më asgjë. E shtrenjta ime, jam përnjëmend i ligur, s’e durova dot pritjen dhe letrat e tua. Sapo e mora telegramin. Nisem nesër herët për në Casetta. Atje, kam heshtjen.

Të dua dhe peng më mbetet poezia vetëm ngase ajo do të dinte të puthte kurmin tënd prej psike dhe fytyrën tënde të trëndafiltë e të errët me buzët e lulëzuara prej hyjneshe të natyrës.

Falmë në s’dua të jem më poet as për ty. Ta dish pra që as ujërat dhe as heshtja nuk dinë të më flasin më – dhe ndieje hidhërimin tim të paskaj. Të mbaj në shpirt si kujtimin tim të lavdisë dhe haresë.

Në vuajtje, kujto atë që të deshi pafundësisht dhe mbart me vete vetëm ngjyrën tënde. Puthjen e fundit nga yti Dino që të adhuron.


Dino Campana dhe Sibilla Aleramo takohen për herë të parë më 1916. Pasi pat lexuar vëllimin “Canti Orfici”, Sibilla i pat shkruar autorit “Po mbyll librin tënd, gërshetat po i zgjidh” dhe e pat mbajtur frymën tek ai. Kështu zë fill një prej historive më të përvuajtura të dashurisë të letërsisë italiane, e cila kur të mbarojë do t’i marrë Campana-s edhe shkëndijën e fundit të qetësisë mendore.

Në shqip: Aida Baro

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026

TË FUNDIT

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com