InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” politikanin socialist, Anastas Angjeli

10 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” politikanin socialist, Anastas Angjeli

Akademiku dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof.Dr Anastas Angjeli, u dekorua nga presidenti Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në vijim të propozimit të Akademisë së Shkencave.

“Pikërisht për përvojën e gjatë dhe të vyer dhe në vlerësim të kontributit të tij të spikatur akademik, shkencor, studimor e didaktik në fushat e ekonomisë dhe financave publike, dhe si veprimtar i shquar politik e publik në dobi të reformimit bashkëkohor politik dhe zbatimit të ekonomisë së tregut të lirë në Shqipëri, kam vendosur ta dekoroj me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, u shpreh Presidenti Meta, në fjalën e tij përpara dhënies së titullit.

Ai theksoi se kontributi në fushat përkatëse kanë lënë një trashëgimi të vyer për brezat e rinj dhe me shumë interes dhe dobi për ekonominë shqiptare.

Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli është profesor në ekonomi, financë dhe bankë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi veçanërisht të kalimit nga një ekonomi thellësisht e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë.

Ai u bë pjesë e profesoratit në fakultetin e ekonomisë pranë UT-së, që në vitin 1982 e më pas filloi angazhimin e tij në politikën aktive. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve parlamentare, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ministër i Financave, si dhe Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

Angjeli është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2010. Ai është afirmuar si një nga ekonomistët financierë më të shquar, sidomos në zbatimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij për reformën buxhetore dhe fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar, për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase, është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga institucione ekonomiko-financiare ndërkombëtare.

Angjeli themeloi që prej vitit 2009, Universitetin  Mesdhetar të Shqipërisë, një nga universitetet jo-publike më në zë dhe me një staf cilësor dhe shumë të kualifikuar. Zoti Angjeli anëtar i Akademisë së Shkencave të Evropës prej disa vitesh dhe autor dhe bashkë autor i disa librave universitarë dhe monografive, artikujve shkencorë brenda e jashtë vendit etj.

Së fundi është zgjedhur të japë përvojën dhe kontributin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të Lidhura

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026
19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”
Aktualitet

19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2026

19 Prill, 2026

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com