InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Astrit Veliaj Tërhiqet nga politika: Do t’i kthehem biznesit

27 Maj, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Astrit Veliaj Tërhiqet nga politika: Do t’i kthehem biznesit

Biznesmeni i njohur dhe politikani i djathtë Astrit Veliaj, tërhiqet nga politika aktive. Është vetë Veliaj që përmes një mesazhi njofton këtë vendim dhe thotë se do t’i përkushtohet tërësisht biznesit.

“Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen  se mund të bëjë diferencën…”, shkruan Veliaj ndër të tjera.

Sipërmarrësi i njohur dhe pronari i një Universiteti privat në vend, thotë se “sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë.” Astrit Veliaj shkruan se me sipërmarrje të guximshme dhe projekte ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët.

Mesazhi i plotë i Astrit Veliaj:

BIZNESI I NDERSHËM ËSHTË POLITIKA MË E MIRË

Të nderuar miq!

Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen  se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për tu ndjekur.

Sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka të ndalim këtë trend që cënon qënësinë tonë si shoqëri. Si njeri që në mënyrë modeste ka hapur mijëra vende pune dhe ka sjellë në Shqipëri qindra mësimdhënës të huaj të edukojnë fëmijët shqiptarë, besoj se mund të bëjmë më shumë për atdheun tonë. Me qëllime të qarta, sipërmarrje të guximshme dhe projekte me rezonancë ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët.

E rëndësishme të ndërtojmë vendin e zotësisë, të ndershmërisë, të modelit që çmon, promovon dhe mbështet punët e më të mirëve. Ne duhet të bëhemi një komb gjithpërfshirës, me ndergjegje dhe karakter të spikatur që synon ekselencën e si familje e bashkuar punon për suksesin e secilit dhe të gjithëve bashkë. Një vend që punon vetëm për disa nuk ka të ardhme.

Në mbi 30 vite në botën e biznesit kam ndërtuar institucione private me dobishmëri publike, jam përpjekur të investoj në qytete historike ku ndjehej braktisja masive, jam përfishirë në aktivitete publike pa u përlyer kurrë me paranë e shtetit dhe kjo më ka dhënë kënaqësi dhe disa leksione jete. Dikur thuhej se qyteti të fal lirinë. Sot lirinë ta fal biznesi dhe të mirat e vëna me ndershmëri. Nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti.

Kjo i jep njeriut lumturi dhe vendit çlirim energjish. Kam bindjen se ne duhet të zgjedhim këtë rrugë të veshtirë të shqiptarit me integritet, të punës me sakrifica, duke gjetur forcën tek sfera e sipërmarrjes së lirë, pa futur kurrë duart në financat publike, duke mos e ngatërruar investimin pur të biznesit shqiptar me punët e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Kjo duhet të kthehet dominuese në çdo fushë, sidomos në politikë.

Besoj se e ardhmja do të jetë një fjalë më me peshë e botës civile dhe sipërmarrëse në drejtimin e vendit. Politika bëhet më e mirë kur përfshin mendësinë e privates në modelimin e pushtetit dhe hapësirës publike. Mendësia e atyre që hapin vende pune dhe rrisin prodhimin kombëtar vlen më shumë se retorika që nuk sjellë vlerë të shtuar në ekonominë reale.

Më shumë do ishte bërë sikur politika të kishte një përvojë në investimet private, të ishte e prirur nga rezultatet se sa nga lojërat e pushtetit, të drejtohej nga nevojat e njerëzve se sa nga dëshira për kontroll të tepërt të jetës së vendit. Për këtë ndryshim në mendësi, secili në profesion të tij duhet të ketë një ndikim, t’i kthejmë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet si në Perëndim.

Të Lidhura

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com