Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku zhvilloi sot z. McAllister dhe përfaqësues të Parlamentit Europian, ku u diskutua mbi rezolutën për Shqipërinë të Parlamentit Europian.
Zonja Tabaku vuri theksin tek problemet që ishin prekur në Rezolutë:
Si fillim, që ndryshimi i Kodit Zgjedhor, vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, që rezoluta e cilësoi të njëanëshëm. Problem tjetër është dhe përdorimi i pushtetit, strukturave dhe burimeve njerëzore nga qeveria, publikimi i database me të dhënat e zgjedhësve.
Tabaku tha se sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu.
Lufta ndaj korrupsionit dhe sjellja e njerëzve të pushtetit para drejtësisë ngelet beteja kryesore e opozitës.
“Ne ishim pro Reformës në Drejtësi në fillim, por tani vërejmë që ajo nuk po implementohet siç duhet”.
Tabaku preku dhe problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.
Tabaku shtoi në fundin e takimit që: “Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret, por ne do bëjmë të pamundurën që të vazhdojë progresi për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi konferenca do të tregojë ku është Shqipëria në procesin e integrimit dhe jo të fshihemi pas vetos bullgare”.











