InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Nga 1 qershori tatohen profesionet e lira’, reagon Tabaku: Rama kërcënon me më shumë taksa se nuk paguan dot kontratat e PPP-ve

16 Maj, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku: Ligji investimeve strategjike, kapje shteti dhe korrupsion

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj qeverisë Rama duke thënë se po kërcënon me më shumë taksa shqiptarët. Ky reagim vjen pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj që njoftuan se nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira. Tabaku theksoi se qeveria është e korruptuar ndaj pretendon se Rama nisi turin për të taksuar shqiptarët dhe të ardhurat e tyre.

“Represioni i vazhdueshëm i qeverisë përmes taksave dhe politikave fiskale ka ndikuar në rënien e investimeve, uljen e bizneve dhe krijimin e një klime të pafavorshme. Njëkohësisht ka nxitur korrupsionin, rritjen e informalitetit dhe ka krijuar një shtet të kapur. Në këto ditë të vështira për ekonominë e gjithsecilit prej nesh, ku çdo portofol i shqiptarëve po kafshohet nga taksa e inflacionit që po ia zbraz ato pak të ardhura një qeveri e përgjegjshme do të kishte politika lehtësuese.

 

Do të kërkonte uljen e taksave, për t’i dhënë më shumë para xhepave të shqiptarëve dhe familjeve të tyre. Një qeveri e korruptuar, e kapur nga oligarkia dhe nga megaskandalet është e interesuar për të kundërtën. Nuk është habi që Edi Rama sot ka nisur turin për të taksuar më shumë shqiptarët dhe të ardhurat e tyre të vogla. Më shumë taksa nga xhepi i varfër i shqiptarëve do të thotë më shumë para për PPP-të që i janë dhënë miqve të tij dhe oligarkëve”, shkroi deputetja e PD.

Sipas Tabakut, Rama kërcënon me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Deputetja demokrate bën thirrje që të ndalohet me moton “Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve”.

“Ai sot kërcënon me më shumë taksa pasi bixhozi ku është futur me paratë e buxhetit nga taksat e shqiptarëve paguan 90 mijë euro në ditë inceneratorit. Kërcënon sot me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Kriza nuk ka sjellë reflektimin e kësaj mazhorance!

Në mënyrë absurde ai po çon vendin drejt një rritje taksash të çmendur që do të rëndojë më shumë të ardhurat e çdo familje. Ndaj duhet ndaluar nisma nën moton: Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve. Duhet luftuar për një taksim të ndershëm jo për një taksim progresiv oligarkik. Të ndahemi nga kjo keqqeverisje për të mundësuar një sistem të ndershëm dhe kompetitiv fiskal në shërbim të qytetarëve jo për favore tek oligarkët”, shkroi Tabaku.

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Aktualitet

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

28 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025
Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku
Aktualitet

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku

26 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit
Horoskopi

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

29 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com