Motrat binjake nga Kosova, ku njëra po përfaqëson Kosovën ndërsa tjetra Shqipërinë, do të garojnë për të njëjtën kurorë në Miss Intercontinental, e cila po mbahet në Manila, Filipine.
Në prezantimin e profileve të tyre në uebfaqen e Miss Intercontinental, mbretëreshat e bukurisë që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë përshkruhen si “të veçantë” pasi binjaket po marrin pjesë në të njëjtën garë, transmeton Koha.net.
“Është një nder shumë i madh për mua që të përfaqësojë vendin tim Shqipërinë në Miss Intercontinental, sepse jam shumë krenare që jam shqiptare”, ka thënë Arvanita Peci, 20 vjeçe, Miss Intercontinental Albania.