InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Savina, “arkitektja” e të drejtave të grave dhe fëmijëve

18 Mars, 2022
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Savina, “arkitektja” e të drejtave të grave dhe fëmijëve
Në një prej klasave të shkollës ku mëson Savina, ajo që të tërheq më shumë vëmendjen janë disa piktura. Të bukura, plot jetë, por edhe të punuara me shumë dashuri, këto piktura shprehin identitetin e zonës. Idea e parë që të krijohet teksa i vështron është se mund të jenë vepra të një piktori profesionist. Në fakt, disa nga pikturat më të arrira janë të Savinës. Gjimnazistja 17-vjeçare nga Kurbini, përveçse një piktore premtuese për të ardhmen është edhe një nxënëse shumë e mirë. Pasioni për shkencat ekzakte dhe talenti në pikturë ka bërë që ajo ta “projektojë” të ardhmen e saj si arkitekte.
“Po të më pyesje në klasën e pestë nëse një ditë do të përfshihesha në një grup debati, as nuk e imagjinoja një gjë të tillë. Isha e ndrojtur, pak e mbyllur dhe flisja pak,”- kështu e nis rrëfimin adoleshentja, teksa na tregon për ëndrrat e saj, komunitetin ku jeton dhe nismat brenda shkollës. Gjithçka ndryshoi pas përfshirjes në klubin e të rinjve IMPACT. Sot, jo vetëm që është një komunikuese e zonja, por edhe një zë i fuqishëm për komunitetin e saj.

Savina dhe bashkëmoshatarët e tjerë të saj kanë ndërmarrë disa nisma të rëndësishme, të mbështetur edhe nga shkolla dhe institucionet. 17-vjeçarjes i pëlqen të ndalet më gjatë tek barazia gjinore dhe të drejtat e grave.

 “Gratë dhe vajzat duhet të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje. Vetëm me fjalë thuhet që jemi të barabartë, por jo në jetën e përditshme. Duam të sensibilizojmë shoqërinë për barazinë e gjinore, por duam që edhe gratë të zbulojnë potencialin që kanë dhe të mos kenë frikë të jenë vetvetja,”- na tregon ajo.

Ora është rreth 14:00. Mësimi ka përfunduar, por jo angazhimi i Savinës dhe bashkëmoshatarëve të saj në ambientet e shkollës. I gjejmë bashkë, kësaj here duke biseduar për një tjetër nismë; sigurinë në internet.

“Interneti është një mundësi e shkëlqyer informimi, por edhe një hapësirë e rrezikshme. Duam të ndihmojmë fëmijët, të rinjtë, por edhe të rriturit, sesi të lundrojnë të sigurt në internet,”- na tregon 17-vjeçarja, e cila shton se pak kohë më parë ka qenë pjesë e një tjetër nismë për të drejtat e fëmijëve.

Savina është gjatë gjithë kohës e angazhuar. I pëlqen edhe gazetaria, prandaj është përfshirë në një kurs për raportimin e të rinjve në Shqipëri.

“Më pëlqen të shkruaj dhe kam dëshirë të ndikoj në tema që shqetësojnë komunitetin. Të qenit pjesë e grupeve IMPACT na ka pajisur me aftësi për të ndërmarrë nisma të ndryshme që kanë sjellë ndikim pozitiv në komunitetet tona,”- na tregon ajo.

17 vjeçarja është një shembull frymëzues. E talentuar, e kujdesshme në të folur, e qeshur dhe aktive, ajo po përpiqet të lërë gjurmën e saj jetëndryshuese në komunitetin ku jeton. Lufton për çdo vajzë e grua, për çdo fëmijë e të ri, që zëri i tyre të dëgjohet.

“Bashkëmoshatarët i nxis të angazhohen. Vërtetë nismat tona synojnë të ndihmojnë komunitetin, por në fund të ditës përfitojmë edhe ne vetë. Potencialin që kemi, duhet ta përdorim për të përmirësuar jetën sociale dhe kulturore të qytetit tonë,”- e mbyll rrëfimin Savina, me një mesazh inkurajues për të gjithë.

World Vision punon me rreth 200 fëmijë dhe adoleshentë në Kurbin, pjesë e 15 grupeve IMPACT. Ata po trajnohen me aftësi komunikimi, inovacioni dhe lidershipi për të qenë qytetarë aktivë dhe agjentë ndryshimi në komunitetet ku jetojnë.

Barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe siguria online janë disa nga nismat e ndërmarra që kanë bërë bashkë nxënës, mësues, prindër, përfaqësues të institucionve dhe shoqërisë civile.

Të Lidhura

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA
Aktualitet

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

23 Janar, 2026

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte
Aktualitet

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte

22 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 22 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 22 janar 2026

22 Janar, 2026

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com