InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reshjet e dëborës- Bashkia Fushë-Arrëz po punon në gatishmëri për hapjen e rrugëve. Iballa është e izoluar, trashësia e dëborës arrin mbi 1 metër

10 Janar, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Reshjet e dëborës- Bashkia Fushë-Arrëz po punon në gatishmëri për hapjen e rrugëve. Iballa është e izoluar, trashësia e dëborës arrin mbi 1 metër

FUSHË ARRËZ, 10 Janar,/InfopressAlbania/.- Në bashkinë e Fushë-Arrëzit, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar problematika të mëdha në mbajtjen të qarkullueshme të disa akseve rrugore, kryesisht në segmentin Iballë- Fushë Arrëz, ku trashësia e dëborës arrin mbi 1 metër e gjysëm.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, të gjitha Njësitë Administrative kanë nga një grup pune për ndjekjen, monitorimin dhe raportimin e situatës. Çdo grup pune koordinohet me kryetarin e bashkisë, i cili ka hartuar një plan-veprim konkret dhe së bashku me grupin operacional ndodhet në terren deri në hapjen e çdo aksi rrugor.

Gjatë gjithë ditës së sotme fadromat e bashkisë dhe automjetet e tjera të disponueshme kanë qenë në terren për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore, duke siguruar një mirëmenaxhim të situatës.

Reshjet e pandërprera të dëborës gjatë natës së kaluar, të shoqëruara më një erë të fuqishme ditën e sotme kanë izoluar sërish njësinë administrative të Iballës, ndonëse ky aks rrugor u hap nga bashkia në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ajo gjendet aktualisht e izoluar dhe banorët e kësaj zone janë besimplotë si cdo herë tjetër se bashkia dhe kryetari i saj Fran Tuci, do të bëjnë të pamundurën për të sfiduar vështirësitë dhe rrethanat atmosferike duke mundësuar në kohë rekord bërjen të qarkullueshme të këtij aksi rrugor.

Në orët e pasdites është mbledhur shtabi i emergjencave civile, kryesuar nga kryetari Tuci, i cili ka bërë një vlerësim të situatës së krijuar, si dhe ka dalë me masa konkrete, të cilat mundësojnë vijueshmërinë e mbajtjes në gatishmëri të plotë të strukturave operacionale të bashkisë, me qëllim përballimin me sukses të situatës së krijuar.

Përkundrejt temperaturave të ulëta, duhet theksuar se grupet e punës të kryesuara nga vetë kryetari fran Tuci kanë qëndruar non stop në terren, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me banorët e njësive administrative, duke ofruar kështu një mirëmenaxhim si asnjëherë tjetër më parë të situatave të ngjashme në këtë bashki.

Në këto momente, me ndëprerjen e reshjeve pritet të vijojë me intensitet puna për hapjen e aksit rrugor Iballë-Fushë Arrëz, ndonëse duhet nënvizuar se mbetet një nga segmentet më të vështira në qarkullimin rrugor shqiptar.

Fotografia e Bashkia Fushë-Arrëz

Fotografia e Bashkia Fushë-Arrëz

Fotografia e Bashkia Fushë-Arrëz

Fotografia e Bashkia Fushë-Arrëz

Fotografia e Anduel Gjinaj

Fotografia e Anduel Gjinaj

Fotografia e Anduel Gjinaj

https://www.facebook.com/andiigjinaj/videos/2513165952033864/

https://www.facebook.com/andiigjinaj/videos/2513178458699280/

Të Lidhura

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?
Show Biz

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?

6 Nëntor, 2025

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com