Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit pa kryetarë, që pritet të mbahen në 6 mars.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryësisë së PS-së, drejtuesit politikë kanë bërë të ditur për mediat emrat e kandidatëve, përveç Lushnjes.
Kështu, Për Durrësin rikonfirmohet kryetarja aktuale e komanduar Emirjona Sako.
Në Vorë kandidon Blerim Shera
Në Rrogozhina kandidon Edison Memolla
Ne Dibër kandidon Rrahim Spahiu
Në Shkodër Majlinda Agoni
Ndërsa në Lushnje, emri i kandidatit do të zyrtarizohet të martën. Kështu deklaroi Taulant Balla drejtues politik i qarkut Fier. Ai tha se ka kërkuar më shumë kohë për konsultime në lidhje me kandidatin e mundshëm për këtë bashki.