Zbardhen debatet në mbledhjen e kryesisë së PD-së, e cila një ditë më parë vendosi përjashtimin përfundimtar të Sali Berishës dhe të disa mbështetësve të tij, si dhe pezullimin e disa të tjerëve. 28 persona u përjashtuan apo u pezulluan nga çdo funksion i PD dhe kjo duket se është shoqëruar me jo pak debate brenda kryesisë së thirrur nga Lulzim Basha.
Më kritike mësohet se ka qenë Grida Duma në këtë mbledhje, e cila ka fajësuar edhe Bashën se nuk mori vendim të prerë ndaj Berishës dhe u la të forcohej. Kreshnik Çollaku ka deklaruar në mbledhje se me protestën e 8 janarit u shkel vija e kuqe dhe se protestuesit, sipas tij, kanë pasur një listë me emrat e deputetëve për t’i goditur.
Më poshtë disa nga debatet
Ervin Salianji: Dhuna është e papranueshme dhe duhet te distancohet çdo perfaqesues i Partise Demokratike, kriteri per perjashtim duhet te jete ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar ne bllok, duhet te japim mundesine e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesemarresve qe mund te jene aty dhe jam i bindur qe jane aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill!
Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunes duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesen, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve te degeve, te Keshillit Kombetar, deputeteve kjo është vijë ndarëse dhe ketu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!
Gabimet e së shkuarës nuk duhet te perseriten dhe PDSh duhet të jetë force qe udheheq dhe terheq pjesen e shoqerise qe perdite e me shume po zhgenjehet nga politika, ju duhet te beni diferencen me gjithçka qe keni bere gabim ne 8 vitet e bashkedrejtimit të perceptuar, personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as te hekurave, as te betejes per godine, nuk e marrin dot godinen dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull te vijne, ashtu siç hyjne dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi!
Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet te ishte i shpeshte ne keto muaj, madje dhe zevendesimi i kujtdo qe nuk ka më peshe elektorale ose është i papranueshem për demokratët apo qytetaret ne zonat qe mnulojne, ne kemi tentuar te imponojme politikane te diskredituar qe populli i ka refuzuar me vote disa here! Merita duhet te kthehet ne themel te kesaj force..
Grida Duma: Kryetar, Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë.
Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.
Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.
Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.
Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, t’i themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.
Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen theror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është çështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, çdo demokrat të vijë ta përdorë si të vetën përditë.
Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerile për të mbrojt godinën. SiÇ e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!
Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti.
Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks. Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë çfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë”
Kreshnik Çollaku: Që nga fillimi i kësaj krize në PD jam përpjekur me Çdo formë për të shmangur përÇarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kërcënuar nga anonime, por edhe nga njerëz që nuk mendoja kurrë se do të dëgjoja të tilla zhargone e mendësi kaq agresive. Kam bërë thirrje per arsye.
Më dukej e pamundur që njerez me të cilët kishim kaluar një jetë, kishim punuar e jetuar në rrethana të ndryshme të mos linin me një anë inatet e të mos gjenin arsyen për të ndalur këtë perrua inati e gjuhe dhune. Brenda vetes shpresoja ,por po ashtu brenda vetes kisha percaktuar një vijë të kuqe.
Vija e kuqe do të ishte dhuna dhe përdorimi i saj. Ajo që ndodhi në 8 janar ishte kalimi i kësaj vije të kuqe. Në 8 janar më vjen turp ta them dhe është mjerim ta them, por ish miq e bashkepunëtorë tanë drejtuan një sulm fizik kundra nesh.
A e dini se brenda turmës në vijen e pare të mercenarëve të paguar që shqyenin dyert kanë qarkulluar lista me emra të veÇantë deputetesh që duhet të lincoheshin fizikisht brenda godinese ? Pra rrezik ka qenë jo vetem godina, por dhe jeta e disave këtu brenda.
E pra ata që i sollën te dyert e godines ishin miqtë tanë, disa prej tyre miq të një jete. Si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë të kalojë Çdo orë pa u distancuar prej saj ? Ate ditë Zoti e beri që në godinë të mos kishte viktima .
Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj une mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh kolegëve e dhe miqve të tyre nuk ka Çfarë na mban më bashkë.
Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashkë. Por unë situaten nuk e shoh sporadike madje e shoh pjesë të një situate ballkanike që do të zgjase. Antiamerikanizmi që po strukturohet në krejt Ballkanin duke shfrytezuar konflikte të brendshme e situata te ngjashme ka një inteligjencë nga mbrapa,një inteligjence anti Nato,anti SHBA, anti BE. Ndaj mos prisni se ujrat do te qetesohen.
Ne duhet te flasim me demokratet duhet te degjojme verejtjet e tyre,duhet te korrigjohemi me durim por duhet te forcojme marredheniet me aleatet tane strategjik.
Ne nuk duhet te lejojme kurre qe PD te kthehet ne nje bunker antiamerikan per cdo lloj arsyeje dhe me cdo lloj Çmimi.
Endri Hasa qëndrimi në kryesi
Do te ishte e veshtire per mua por edhe per te gjithe koleget te perballeshim me vendime per perjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rendesishme ne kete parti.
Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi perbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot per qellim vetem qe te pengojne axhenden tone politike kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen per te na vrare, dhe ne vazhdojme te diskutojme per tu ulur me te njejten tryeze dhe per te ndare vendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene ketu.
Ata erdhen te organizuar per te dhunuar dhe per te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunen, me 8 janar mjetet politike mbaruan!
Ne 8 janar ishte vetem nje turme banditesh qe erdhi per te dhunuar. PD eshte parti perendimore dhe ne duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne kete. E kam thene qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjese anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thone “duhet keputur koka e demit, po nuk ia keputem koken demit, do te kemi pasoja te tjera”.
Unë s’mund të pajtohem me njerëz që nxitën dhe frymëzuan dhunë në 8 janar! Ata nuk jane kurrsesi demokrat, rruga jonë me ta është ndarë një herë e përgjithmonë. Nese kjo eshte partia e tyre, kjo nuk eshte partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damken e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet të jene shume te forta. As Edi Rama ska arritur te shkoje deri ketu. Kush erdhi per gjak, nuk mund te kete vend ne kete parti, sot dhe kurre”.