Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e Partisë Demokratike pasi forcat speciale morën nën kontroll ambientet e jashtme.
“Kjo është një ndërhyrje kriminale”, ka thënë Berisha pasi ka dalë i fundit nga selia blu.
Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Pamjet në selinë e PD-së janë kaotike, xhama të thyera dhe dyer të rrëzuara në tokë.
Por duket se përforcimet e Lulzim Bashës me dyer metalike kanë dhënë rezultat, pasi protestuesit nuk arritën të ngjiten në katin e dytë.