Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se situata në katet e sipërme të godinës së PD-së është e rënduar.
Ai tha se gazi i hedhur ka mbushur ambientet duke, sëmurë personat që ndodhen në zyrat e PD-së.
Ai tha se veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha duhet të marrin përgjigjen e merituar.
“Ka gaz lotsjellës, ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme. Ka njerëz të palosur, ambientet janë të mbushura me gaz. Jemi në zyrat e PD. Ky qëndrim aty si një gjeneral i ushtrisë së vdekur, për të marrë përpara deputetët e PD është e papranueshme dhe të marrë përgjigjen e merituar dhe të plotë”, u shpreh Salianji për news24.