Partia Demokratike ka sqaruar opinionin publik pas publikimit të disa fotove ku shiheshin dyer të blinduara brenda selise blu.
Partia Demokratike bën të qartë se dera e hekurit eshte dera qe po vendoset per te izoluar panelin elektrik dhe fibrën optike te godines meqe ka patur probleme.
Ne foto shfaqen zyrat brenda selisë blu dhe të korridorit kryesor, ambiente në të cilat po kryhen punime. Nga pamjet shohim se po lyhen ambientet si dhe po shtohen zyra të reja.
Me heret Basha gjatë një bisede në “Open” tha se prej disa ditësh po punohet për riorganizimin e zyrave të sekretariatit dhe komisioneve të Këshillit Kombëtar që pritet të krijohen brenda pak ditësh. Nderkohe akuzat per blindim i quajti marrëzi duke ironizuar se në seli ka tankë, e helikopterë.