InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Administrata pa shpërblim për festat e fundvitit, ja kush janë të vetmit që përfitojnë

20 Dhjetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Administrata preket nga ikja e trurit, DAP: S’ka konkurrentë!

Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët. Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”- thuhet në VKM.
Vendim për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të këshillit të ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.
Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të Lidhura

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026
Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026
“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026
Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit
Aktualitet

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit

20 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026
“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…
Aktualitet

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

18 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com