Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe asaj turke ka çuar në sekuestrimin e një kontenieri të mbushur me pilula captagon, e quajtur ndryshe pilula e xhihadisteve.
Kontenieri kishte mbërritur në portin e Pireut nga Siria.
Pilulat u gjetën të fshehura në blloqe plumbi.
Sipas informacioneve të zougla.gr, anija që zbarkoi ngarkesën vazhdoi rrugën drejt Kroacisë.